LAJME

Për në Prishtinë nëpër rrugën e gërryer

Ka më tepër se një muaj që magjistralja Gjilan – Prishtinë, në aksin nga fshati Mihir e deri në Llabjan është gërryer dhe mbi të ende nuk është hedhur asfalti. Një gjë e tillë po u shkakton probleme sidomos atyre që për çdo ditë udhëtojnë për në Prishtinë.

Secili që merr këtë rrugë, pos dridhjeve të pandërprera të veturës, duhet të ulë shpejtësinë dhe të përjetojë edhe pluhurin që lëshohet nga zgavrat e rrugës.

Edon Syla, nga fshati Bresalc i Komunës së Gjilanit, thekson se është e tmerrshme se si po zgjaten e stërzgjaten punimet në këtë rrugë, e cila është shumë e frekuentuar. Ai ka dërguar edhe pamje të kësaj rruge, e cila do të duhej të ishte me prioritet për asfaltim, por që një gjë e tillë nuk po ndodh tash e sa kohë.

Në lidhje me këtë rrugë ka patur ankesa edhe në Asamblenë Komunale të Gjilanit, por që nuk është marrë ndonjë përgjigje, ngase siç është thënë kjo rrugë nuk është në ingerenca të komunës, ngase është cilësuar si rrugë magjistrale, punimet në të cilën përsipër I merr ministria gjegjëse. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like