Viti

Një lajm i mirë për shkollën e Mesme “Kongresi Manastirit” në Pozharan

Shkolla e Mesme “Kongresi I Manastirit “ është përzgjedhur nga ZRBR /RYCO/ ne mesin e 100 shkollave për programin pres-tigjoz RYCO Super chools. Siç na njoftoi drejtori i kësaj shkolle Mufail Halabaku Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) ka përzgjedhur shkollën “Kongresi i Manastirit” për të marrë pjesë në programin prestigjioz RYCO Su-perschools, në mesin e vetëm 100 shkollave të mesme nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Ky program bashkon mbi 1400 nxënës dhe 200 mësues nga rajoni, duke krijuar ura bashkëpunimi përmes shkëmbimeve rajonale, vizitave në muze, tureve të trashëgimisë kulturore, punëtorive për ndërtimin e paqes dhe aktiviteteve sportive. Nxënësit tanë do të kenë mundësinë të shkëmbejnë përvoja me bashkëmoshatarët nga Kosova dhe Bos-nja e Hercegovina, duke promovuar pajtimin, bash-këjetesën dhe përfshirjen e të rinjve, si dhe duke siguruar mundësi të barabarta për të gjithë. Shkolla jonë vazhdon të dëshmojë se është bartëse e sukseseve në Anamoravë, duke sjellë projekte që e vendosin në qendër të zhvillimeve arsimore e rinore në rajon.Aziz Zuka

You Might Also Like