KOMUNIKATË PËR MEDIA
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për shkak të shkeljeve të rënda të konstatuara në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024.
Kallëzimi penal bazohet në fakte të dokumentuara të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, devijimeve të kontratave publike mbi 1.28 milion euro, rialokimeve të paligjshme buxhetore dhe vonesave të pagesave që kanë shkaktuar dëme shtesë prej mbi 523 mijë eurosh.
Përveç këtyre fakteve të përfshira në kallëzimin penal, duhet theksuar se kryetari i komunës i është shmangur vazhdimisht llogaridhënies në Kuvendin Komunal:
Nuk ka raportuar për raportin financiar 2024.
Nuk ka raportuar për gjendjen financiare gjashtëmujore 2025.
Ka ikur edhe nga seancat e KK për llogaridhënie të gjetjeve në raportin e Auditorit Kombëtar të Kosovës.
Këto shmangie e thellojnë dyshimin për mungesë transparence dhe përgjegjësie, duke dëmtuar seriozisht besimin e qytetarëve në menaxhimin e financave publike.
PDK dega në Gjilan kërkon nga Prokuroria Speciale të veprojë me prioritet, në mënyrë që të garantohet ligjshmëria, llogaridhënia dhe mbrojtja e interesit publik.
Pas 12 tetor ky kryetar komune do të jap llogari para drejtësisë për veprat penale dhe për dëmet e jashtëzakonshme që ia ka bërë komunës dhe qytetarëve të Gjilanit.
Nuk po e themi vetëm ne, por çdo institucion mbikqyrës i punëve në qeverisjen komunale, në vazhdimësi ka konstatuar shkelje të rënda ligjore.6