Futboll

Drenica mposht kampionin

Drita, kampione aktuale e Kosovës në futboll është mposhtur në fushë të vetë nga Drenica me rezultat 0:1, në një ndeshje ku Drita nuk pati paraqitje të mirë.

Me shumë mungesa, Drita është future në këtë ndeshje, por që është besuar se lojtarët e saj edhe të bankës rezevë janë cilësor, por doli se Drita nuk luajti mirë dhe këso ndeshje nga ta nuk është parë kaherë.

Goli I vetëm në ndeshje është shënuar në pjesëlojën e parë, nga sulmuesi që luante në krahun e djathtë, por që mrekullisht qëlloi me të majtën, I cili qëlloi vendin ku puthiten pingulja dhe tërthorësja, top të cilin nuk mundi ta ndalë as Maloku, që është portier shumë I mirë.

Ishte lojtari Altin Vojvoda që ka shënuar këtë gol të mrekullueshëm që doli të ishte vendimtar në këtë ndeshje.

Duhet theksuar se Drenica ka patur mundësi që të shënojë edhe disa herë të tjera, por falë portierit Maloku rrjeta e Dritës mbeti e paprekur, kurse Drita shumë pak tregoi në këtë ndeshje dhe nuk pati ndonjë rast që duhet veçuar. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like