Komunikacion

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 12.09.2025 – 18.09.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e  shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë (1775) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
        • · Hetim i tetëmbëdhjetë  (18)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
        • · Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
        • · Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e një (21) ngasës.
        • · Janë tërhequr nga komunikacioni pesë (5) motoçikleta në kuadër të planit operativ ‘’Motoçiklisti i rrezikshëm’’.
        • · Përmes postës janë shpërndarë gjithsejtë 21 gjoba për kundërvajtje në trafikun rrugor.

You Might Also Like