Klubi i Xhudos “Gjilani” po merr pjesë në një turne ndërkombëtar të xhudos, i cili po mbahet në Rozhajë në Mal të Zi.
Në këtë turne, ku po marrin pjesë mbi 530 garues nga vende të ndryshme, ekipi gjilanas përfaqësohet me 13 garues.
Siç kanë theksuar trajnerët Ibraim Hasani dhe Esat Selimi ata presin që edhe nga kjo garë të kthehen me medalje, ashtu siç kishin bërë edhe herëve të tjera. /kryelajmi.com/.