Shëndeti

QKMF e Komunës së Gjilanit, bëhet me një autoambulancë të re

QKMF e Komunës së Gjilanit, bëhet me një autoambulancë të re

Komuna e Gjilanit, ka pranuar një autoambulancë të re me pajisje përcjellëse nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo autoambulancë do të jetë për kujdesin parësor shëndetësor, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në.

Kjo u bë me anë të marrëveshje mbi dhurimin autoambulancës së re me pajisje përcjellëse mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për shërbime shëndetësore.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hekuran Rapuca, tregoi se pranoi autoambulancën e re nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të shërbejë për përmirësimin e shërbimeve emergjente dhe ofrimin e ndihmës më të shpejtë për qytetarët tanë.

“Ky investim është hap i rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe sigurisë së komunitetit”, tha drejtori Rapuca.

Nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se përmes këtij investimi, synohet të përmirësohet qasja e qytetarëve në shërbimet bazë shëndetësore dhe të sigurojë transport të sigurt dhe të standardizuar për pacientët në nevojë.

Me këtë garantohet mbështetje e qëndrueshme për komunat dhe avancimin e mëtejshëm të shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor në vend.

You Might Also Like