Gjilan

Kandidatë se jo mahi: Në Gjilan 11 kandidatë nuk e morën asnjë votë

Do të ishin  zëri i qytetarëve në Asamblenë Komunale të Gjilani, por fatkeqësisht nuk e morën asnjë votë. Nuk janë një apo dy kandidatë, që bile vetën nuk e votuan, por janë njëmbëdhjetë, gjë e cila është dëshmi e mjaftueshme se sa cilësore ishin listat zgjedhore në Komunën e Gjilanit.

Këta kandidatë nuk mund t’i hidhërohen nënës, babait apo gjyshit e gjyshes nëse i kanë gjallë, as motrave, vëllezërve e fëmijëve e mos të flasim për familjarët e tjerë, por është e pakuptueshme se si së paku nuk e votuan veten dhe kjo është dëshmia më e mirë se me çfarë serioziteti i janë futur garës. Kjo gjithashtu edhe për seriozitetin e subjekteve politike kur përpilojnë listat zgjedhore, ngase po të shkruheshin emrat e atyre që fituan vota një shifrore, lista do të ishte shumë e gjatë.

Listës së kandidatëve që kanë marrë 0 vota i prinë Lëvizja Vatra, ngase nga kjo Lëvizje që kryesisht mëtonte të merrte vota nga të shpërngulurit nga Kosova Lindore katër kandidatë nuk e morën asnjë votë.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tre kandidatë as vetes nuk ia dhanë votës.

Te Nisma Socialdemokrate, dy kandidatë për këshilltarë komunalë nuk e bindën askënd, bile as veten.

Kurse listën e atyre që nuk morën asnjë votë e mbyllin dy kandidatë, njëri nga Bashkimi për Ndryshim Anamoravë dhe tjetri nga PDK, që nuk pati kush t’i votojë.

Edhe kandidatë që së paku e votuan vetën me nga një votë ka së të duash, derisa ka edhe shumë të tillë që mund të krenohen që së paku pos vetes  edhe dikush tjetër ua dha votën dhe i bënë dy. /kryelajmi.com/

You Might Also Like