Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Policimit në Bashkësi, Zyrtar Policor (policët të lagjes) nga Njësia Sektoriale dhe Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan, kanë mbajtur një takim me banorët e fshatit Doberqan.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë bashkëbisedimi për çështjet që lidhen me sigurinë publike, si dhe identifikimi i kërkesave, shqetësimeve dhe nevojave të komunitetit, me qëllim që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të arrihet zgjidhja e tyre në mënyrë efikase.
Gjatë takimit, banorët kanë mirëpritur këtë takim, duke vlerësuar lart angazhimin e tyre për vazhdim të bashkëpunimit me komunitetin dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë. Ata gjithashtu kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në zbatimin e projekteve që ndikojnë pozitivisht në rritjen e sigurisë në fshatin e tyre.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar që përmes aktiviteteve të tilla të forcojë partneritetin me qytetarët dhe të vazhdojë zbatimin e praktikave të policimit në bashkësi në të gjithë zonën e përgjegjësisë.




