Më 3 nëntor 2025 u bë hapja zyrtare e sallës së re të kërcimit “Dancing House” në Gjilan, e cila është dedikuar për fëmijë dhe të rritur. Një hapësirë moderne me kushte bashkëkohore, që ofron komoditet dhe standarde të larta për zhvillimin e artit të vallëzimit.
Salla ndodhet në rrugën “Enver Miftari” (te Ceni Company).
Hapja u shoqërua me një program të veçantë artistik nga fëmijët e grupeve të baletit, kërcimit modern dhe bashkëkohor, të cilët sollën një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji për të pranishmit.
Në këtë ngjarje morën pjesë shumë të ftuar, prindër dhe dashamirë të artit. Pas performancave u organizua një koktej rasti, ku fëmijët dhe mysafirët shijuan pije nga RC Cola dhe një embëlsirë të mrekullueshme të përgatitur nga Embeltorja “Kimi Café & Cake House” dhe dekori fantastik nga Hope Dekor.
“Dancing House” është aktiv tash e 18 vite, duke sjellë në qytetin e Gjilanit risi, aktivitete kreative, edukative dhe relaksuese për fëmijët dhe të rinjtë.

Aktualisht, ekipi është duke u përgatitur për pjesëmarrje në një festival ndërkombëtar, si dhe për organizimin e Festivalit të Dancit në dhjetor 2025, ku do të marrin pjesë shumë studio dhe shkolla baleti e kërcimi nga qytete të ndryshme. Ky festival do të jetë një garë mes shkollave të Gjilanit dhe do të sjellë shumë surpriza për publikun.





