Një person është raportuar i zhdukur sot rreth orës 10:05 në komunën e Gjilanit.
Osmani deklaroi se Policia ka pranuar informacion se një 32-vjeçar në Gjilan ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.
Ai theksoi se gjatë veprimeve të para hetimore, vetura e personit është gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoç.
“Më datën 27.11.2025, rreth orës 10:05, kemi pranuar informacion nga familjarët se një person mashkull kosovar, i lindur në vitin 1993, ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Gjatë veprimeve të para hetimore, vetura e personit është gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoç. Njësitë policore relevante, së bashku me ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e personit. Për rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti ‘Person i zhdukur’”, ka thënë Osmani për Klankosova.tv.



