Për nder të Ditës së Flamurit 28 Nëntorit, në palestrën e sportit në Gjimnazin Natyror « Xhavit Ahmeti » është mbajtur një mini turne volejbolli, në të cilin kanë marrë pjesë profesorë të shkollave të ndryshme të Gjilanit, sikurse edhe nxënës pjesëmarrës.

Në këtë ditë feste, ndeshjet kaluan në atmosferë sportive e feste, kurse këtë turne e ka organizuar Shoqata e Sportit Shkollor për Rajonin e Gjilanit, që udhëhiqet nga Afrim Selimi.
Pjesëmarrësit janë shpërblyer me mirënjohje./kryelajmi.com/.






