Në kuadër të festivalit të dramës shqipe “Talia e Flakës 2026”, u mbajt konferenca me temën:
“Festivali si hapësirë rezistence dhe dialogu”. Roli, sfidat dhe e ardhmja e festivaleve të teatrit në hapësiren shqiptare.
Në konferencë u trajtua roli, sfidat dhe e ardhmja e festivaleve të teatrit në hapësirën shqiptare, duke i parë ato jo vetëm si ngjarje artistike, por si platforma të rëndësishme reflektimi, debati dhe komunikimi shoqëror.
Në fokus të diskutimit ishin pyetjet mbi funksionin kritik të festivaleve, marrëdhënien e tyre me publikun dhe komunitetin, sfidat institucionale e financiare, si dhe nevoja për rishikimin e modeleve ekzistuese drejt një vizioni më të qëndrueshëm dhe më të guximshëm artistic.
Drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi, tregoi për ecurinë e edicionit të 35-të festivalit të dramës shqipe “Talia e Flakës 2026” në Gjilan.
Ai tregoi se ky festival bëhet nëpërmjet thirrjes së hapur publike nga komuna.
Derisa Genta Sefa, nga Ferizaj, tregpi se janë ndër organizatorët e festivalit më të vjetër në Kosovë, i cila po zgjerohet vit pas viti nga të rinjë dhe pjesëmarrja e teatrove ndërmombëtar.
Sipas saj sfida kryesore është stabiliteti financiar, edhe jo teatrove po performanca origjinale jashtë konkurrencës, punëtori dhe panele.
Edicioni i sivjetshëm për shkak të renovimit infrastrukturor, do zhvillohet festivali në mënyrë mobile në Kosovë Shqipëri dhe Maqedoni.
Ndërsa Yber Nredin, drejtor dhe themelues i festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, tregoi se e ideja e themelimit të festivalit nisi në TVM2 publik në gjuhën shqipe.
Ai tregoi se festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, u themelua nga disa individë, ku ishte prpozuar të lëvizëte nga nje qytet ne tjetëin, por tash 25 vjet mbahet vetëm në Dibër.
“Tashmë nuk e di sepse është themeluar nga një festival në secilin qytet shqiptar të Maqedonise së Veriut”, tha Nuredini.
Drejtori i Teatrit të Tetovës Hasim Memishi, tha se festivali i Tetovës shënon edicionin e njëmbëdhjjetë, por nuk po arrijnë ta bëjnë ndërkombëtar për shkak të financave.
Sipas tij me buxhetin nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut nuk mundë ta bëjnë festval ndërkombëtar.
Derisa mendime kanë dhënë edhe personalitete të shquara teatrale e skenike në përgjithësi, si Fadil Hysaj, Emine Toska. Brahim Basha, Adrian Morina, Zana Hoxha, Fisnik Istrefi e të tjerë.





