Teatër

Teatri i Preshevës në Zvicër dha shfaqjen “Tri mendje në ankand”

Teatri i Qytetit të Preshevës, para vëllezërve dhe motrave tona në Zvicër, shfaqi komedinë “Tri mendje në ankad”. Interesimi ishte i madh nga bashkatdhetarët tanë, ata kishin ardhur nga të gjitha qytetet e Zvicrës.
Patëm rastin të takohemi me shumë aktivist të çështjes kombëtare.
Prezent ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Valon Gashi.
Per mua ishte privilegj, pasiqë para 20 viteve isha në Zvicër në rrethana të tjera, ndërsa pas 20 viteve edhe me trup teatror edhe atë për herë të parë para diasporës.
Aktorët e Teatrit të Qyetit të Preshevës shkëlqyen para publikut.
Falënderoj të gjithë ata që morrën pjesë, faliminderoj Fondin Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për punët organizative që ka bërë, dhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj shfaqje , miqtë, shokët dhe artëdashësit.
Diaspora ka treguar nivel të lartë dashuri për teatrin dhe kulturën.
Kujtim Sadriu, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë

You Might Also Like