Teatër

Në Preshevë u dha premiera e shfaqjes “Tri mendje në ankand”

Jeta kulturore në komunën e Preshevës ka filluar të ngjallet nëpërmjet shfaqjeve teatrale, koncerteve të ndryshme të muzikës klasike e popullore, artit letrar e pamor dhe shumë aktiviteteve të tjera.

Krejt kjo falë edhe punës së palodhshme të Kujtim Sadriut, i cili javë më parë është emëruar ushtrues detyre në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, e cila tashti ka marrë një pamje krejt tjetër.

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, mbrëmë (e hënë) në në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” është dhënë shfaqja “Tri mendje në ankand”.

 

Pas shfaqjes, e cila u prit ngrohtë nga publiku preshevar dhe jo vetëm, drejtori Kujtim Sadriu, ka thënë se në shfaqjen “Tri mendje në ankand” të Ferdinand Hysit, me regji të Afeida Boriçit, pamë emocion të jashtëzakonshëm mes aktorëve e audiencës.

Faleminderit artdashësve preshevar, për praninë me një sallë të mbushur!

Përgëzime për protagonistët kryesorë, për ringjalljen e skenës në mënyrë shumë autentike, krenarë me trupën e mrekullueshme të teatrit të Preshevës, ka thënë Sadriu.

Në këtë shfaqje si është më së miri me rolet janë mishëruar aktorët Gani Veseli, Valon Nuhiu, Artan Ibishi, Egzona Salihu dhe Gjelbrim Emini.

 

 

You Might Also Like