Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, funksionon Dhoma për Promovim dhe Edukim Shëndetësor.
U. d i drejtorit të QKMF-së Basri Kamberi, tregon se kjo dhomë është e dedikuar për pacientët me sëmundje kronike si diabeti, astma dhe hipertensioni.
“Ftojmë të gjithë pacientët që jetojnë me këto sëmundje të paraqiten çdo ditë pune nga ora 07:00 – 14:00, për të përfituar shërbime profesionale që ndihmojnë në menaxhimin sa më të mirë të gjendjes së tyre shëndetësore dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës”, tha doktori Basri Kamberi.
U. d i drejtorit të QKMF-së, theksoi se në kuadër të kësaj dhome ofrohen këshillime profesionale për menaxhimin e diabetit, hipertensionit dhe astmës.
Po ashtu ofrohet edukimi mbi mënyrën e jetesës së shëndetshme dhe aktivitetin fizik.
Te kjo dhomë ofrohen edhe udhëzime për përdorimin korrekt të terapisë dhe monitorimin e rregullt të shëndetit.
U. d i drejtorit, Basri Kamberi, tregoi se në Dhomën për Promovim dhe Edukim Shëndetësor të QKMF-së, ka plane individuale ushqimore sipas kategorisë së sëmundjes dhe mbështetje për parandalimin e komplikimeve.





