Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Liridoni RM” Sh.p.k. Pejë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, për Eksploatimin e rërës dhe zhavorit në Z.K. Vragoc, Komuna e Pejës. Njoftohet publiku i interesuar se më datën 24.04.2026 në ora 10:00 në SHMFU “Zef Serembe” në fshatin Gllaviçicë, do të organizohet debat publik nga Kompania “Liridoni RM” Sh.p.k. Pejë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën. Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online: https://us04web.zoom.us/j/76356542324?pwd=8orUDHzYkvagppBtOMK59ZbBZjbeSq.1 Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Liridoni RM” Sh.p.k. Pejë, për Pëlqim Mjedisor, për Eksploatimin e rërës dhe zhavorit në Z.K. Vragoc, Komuna e Pejës. https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2 Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected] Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.
us04web.zoom.us



