Futboll

Sabit Bilalli është në gjendje stabile pas një goditje në zonën e syrit

Gjendja shëndetësore e futbollistit Sabit Bilali
Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Sabit Bilali ka pësuar një goditje të fortë në zonën e syrit gjatë ndeshjes së fundit kampionale kundër FC Ferizajt.
Menjëherë pas incidentit Bilali mori asistencën e nevojshme nga stafi mjekësor dhe iu nënshtrua ekzaminimeve të detajuara mjekësore.
Pas vlerësimit klinik dhe kontrollimeve përkatëse, ju njoftojmë se gjendja e lojtarit është stabile, pa komplikime serioze, dhe ai aktualisht ndodhet në proces rikuperimi nën mbikëqyrje mjekësore.
Stafi mjekësor do të vazhdojë monitorimin e gjendjes së tij dhe rikthimi në aktivitet sportiv do të bëhet vetëm pas vlerësimit të plotë mjekësor.
Faleminderit për mbështetjen dhe interesimin tuaj.

You Might Also Like