Gjilan

Kryetari Hyseni: Investimi rreth 15 milionësh në rrjetin e ujësjellësit, po realizohet për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm

Kryetari Hyseni: Investimi rreth 15 milionësh në rrjetin e ujësjellësit, po realizohet për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm

Po vazhdojnë investimet në përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Gjilanit.

Krahas ndërtimit të rezervuarit në Liqenin e Përlepnicës, po punohet edhe në disa lagje të qytetit në vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe këshilltarët e Kuvendit të Komunës Fadil Ademin e Besnik Shalën, kanë parë nga afër punimet që po bëhen në ndërtimin e rezervuarit.

I pari i Gjilanit, tha se projekti FLOËS, një investim prej rreth 15 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit, po realizohet për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm.

Më tej ai theksoi se në Liqenin e Përlepnicës, është duke u ndërtuar edhe rezervuari i ri me kapacitet 350 m³, i cili do të shërbejë si burim shtesë dhe rezervë në raste emergjente.

I pari i Gjilanit, tha se punimet po zhvillohen edhe në zona të ndryshme të qytetit, ku janë duke u realizuar ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit.

“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët”, tha kryetari Alban Hyseni.

https://www.facebook.com/share/r/1Zvm5LsHHM/

You Might Also Like