Komunikacion

U shqiptohet masa e ndalimit të drejtimit të veturave 36 ngasësve

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 27.03.2026 – 02.04.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e  gjashtëqind e dyzet e shtatë (1647) gjoba.  

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: 

  • Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,      
  • Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me të lënduar, 
  • Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,  
  • Shqiptuar njëzet e një (21) gjoba për përdorim të telefonit, 
  • Shqiptuar katërmbëdhjetë (14) gjoba për modifikim të automjetit foli (xhama të errësuar), 
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e gjashtë  (36) ngasës. 

 

Në kuadër të planifikimeve operative njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë duke vazhduar me kontrolle të shtuara ndaj drejtuesve të motoçikletave, skuterëve, trotineteve dhe mjeteve tjera me të qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor në gjithë zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Gjilanit.  

Nga data 23.03 2026 deri me 02.04.2026 janë konfiskuar gjithsejtë: 

  • Pesëdhjetë e nëntë (59) motoçikleta,  
  • Katërmbëdhjetë (14) trotinet,  
  • Gjashtë (6) mjete tjera,  
  • Shqiptuar gjithsejtë tridhjetë e pesë (35) gjoba për motoçikleta pa regjistrim,  
  • Shqiptuar tridhjetë e një (31) gjoba pa patentë shofer përkatës,  
  • Njëmbëdhjetë (11) gjoba pa helmet gjatë drejtimit të motoçikletës 

Drejtimi i motoçikletave dhe mjeteve me dy e me shumë rrota me dokumente valide dhe duke respektuar normat ligjore në fuqi, nënkupton shpëtimin e jetës për vete dhe të tjerët.  

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë. 

 

You Might Also Like