Komunikacion

Në vendbanim ia shkeli 119 km/h

Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan me datën 19.11.2023 në rrugën ‘’Marie Shllaku’’ në Gjilan, ka hasur në dy kundërvajtës të cilët në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e nëntëmbëdhjetë (119) km/h.
Ndaj që të dy kundërvajtësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej dymbëdhjetë (12) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

You Might Also Like