Ekipi kampion i Kosovës në Futboll FC Drita edhe një herë është mposhtur nga Drenica edhe atë për herë të tretë, kësaj radhe me një gol.
Drita që po lufton për titull është dënuar nga Drenica që në pjesën e parë, kur sulmuesi kuq e zi i Drenicës ka shënuar një gol të mrekullueshëm, duke sjellë ekipin e tij në epërsi.
Me gjithë përpjekjet, Drita nuk ia doli që të shënojë dhe pos humbjes mbeti edhe pa një lojtar të mbrojtjes, Egzon Bejtullain, i cili u lëndua rëndë në pjesën e dytë. Ai u detyrua të largohet nga fusha me ambulancë për të marrë trajtim mjekësor pas një goditjeje të fortë të Ronaldo Chacón, të cilën e bllokoi me kokë nga Bejtullahu, i cili më pas ra në fushë duke shkaktuar shqetësim.
Fatmirësisht, gjendja e tij nuk është e rrezikshme dhe në FC Drita besojnë në shërim të shpejtë. /kryelajmi.com/.




