Futboll

Mbrojtja e Gjilanit si të mos ishte fare

Paraqitjet hove-hove të Gjilanit në këtë kampionat janë parë edhe në ndeshjen me Dukagjinin e Klinës, që tash e sa muaj nuk diti për fitore.

Në një ndeshje jetike për dalje në Evropë, Gjilani në pjesën e parë është dominuar tërsisht në raste nga Dukagjini, I cili pjesëlojën e parë e mbylli me një gol të shënuar nga pika e bardhë, të cilin ekipi klinas e fitoi kur Oltion Bilalli ndërhyri brenda zonës së rreptësisë në mënyrë të palejueshme.

Mërlaku ghuajti nga pika e bardhë, portieri Kolaj priti topin që e dëboi deri në shtylle, por prej aty topi është kthyer sërish te Mërkalu, I cili e futi në rrjetë.

Gjilani megjithatë është kthyer në pjesëlojën e dytë me një gol të shënuar nga Rrahmani nga një aksion të organizuar shumë mirë, kur zëvendësuesi Rrahmani me urti gjeti këndin e poshtëm të pambrojtur të portierit Lekaj.

NUk shkoi shumë kohë e Dukagjini sërish erdhi në epërsi me një gol mjeshtëror të Dienis Isufit, I cili gjuajti nga largësia dhe qëlloi këndin e epërm të djathtë të portës për rezultatin 1:2.

Mbrojtja e Gjilanit në këtë ndeshje nuk ishte kërkah dhe Dukagjini ka mundur të shënojë edhe herë të tjera, derisa Gjilani me topa të gjatë mundohej të bënte diç më tepër. Një lojë e tillë I mundësonte lojtarëve të Duakgjinit që të zhagisin lojën, duke u shtrirë  vend e pa vend.

Megjithatë edhe zëvendësuesi tjetër te Gjilani, Akpan ia doli të shënojë tre minuta pas kohës shtesë, pasi është shërbyer nga Jaroviq.

Mirëpo kjo nuk ishte e tëra, ngase në minutën e gjashtë shtesë, pas një kundërsulmi të Dukagjinit, Dardan Morina me një gjuajtje të saktë qëlloi këndin e poshtëm të majtë për 2:3. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like