Muzikë

Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës me një koncert të suksesshëm në Prizren

Të shtunën, më 18 prill 2026, në Autostrada Hangar, Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Rafet Rudit, u paraqit me një koncert të jashtëzakonshëm, duke sjellë një program të pasur me vepra nga repertori vendor dhe ndërkombëtar.

Ky koncert u mirëprit ngrohtësisht nga publiku
Prizrenas, si një hap i rëndësishëm drejt prezantimit të radhës në Krakow.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Filharmonisë së Kosovës dhe Filharmonisë së Krakovit, Ansambli Vokal do të performojë në sallën e Filharmonisë së Krakovës, duke përfaqësuar Kosovën në një nga skenat më të rëndësishme muzikore në Poloni.

Ky bashkëpunim shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve kulturore ndërkombëtare dhe në promovimin e artit dhe muzikës së Kosovës në arenën evropiane. 🇽🇰🇵🇱

Faleminderit Autostrada Hangar për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm.

Fotografitë: Erza Bata

You Might Also Like