Sportet me dorë

KV Drita: Do të kthehemi më të forta, më krenare e më të pamposhtura

Sezoni 2025/2026 për KV Drita – Femrat përfundoi…

Jo me finalen që e ëndërruam.
Jo me fundin që e deshëm.
Por 𝗞𝗥𝗘𝗡𝗔𝗥Ë, 𝗧Ë 𝗣𝗔𝗧𝗛𝗬𝗘𝗥 𝗗𝗛𝗘 𝗧Ë 𝗣𝗔𝗠𝗣𝗢𝗦𝗛𝗧𝗨𝗥.

Sepse kampionët nuk maten vetëm me fundin e sezonit…
kampionët maten me atë sa durojnë, sa sakrifikojnë dhe sa ngrihen kur gjithçka bëhet e vështirë.

Ky ishte sezoni më i rëndë ndonjëherë për KV Drita – femrat.

🏟️ Shtëpia jonë ishte e mbyllur.
Palestra jonë në renovim.
Tribunat bosh për ne.
Qyteti ynë larg nesh… dhe ne larg qytetit tonë.
Çdo ndeshje larg shtëpisë.
Çdo javë rrugë.
Çdo ditë lodhje pa vendin tonë për stërvitje.
Pa tribunat tona.
Pa ngrohtësinë e qytetit tonë.

Por edhe kështu… 𝗞𝗩 𝗗𝗥𝗜𝗧𝗔 𝗡𝗨𝗞 𝗨 𝗣Ë𝗥𝗞𝗨𝗟.

🏆 E fituam 𝗞𝗨𝗣Ë𝗡 𝗘 𝗞𝗢𝗦𝗢𝗩Ë𝗦 2026
🏆 Trofeun e 28 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥 në epokën tonë fituese.

Dhuruam emocione volejbolli të papërshkrueshme.
Fituam duke qenë në disavantazh 2:0 në sete.
Humbëm ndeshje edhe pasi prinim 2:0, sepse luftuam gjithmonë deri në pikën e fundit.
Mbajtëm në këmbë çdo tifoz para ekranit dhe në palestër.
Dhuruam bukuri sportive që dridhi zemrën e secilit që e pa.

Kur shumë do dorëzoheshin… 𝗡𝗘 𝗟𝗨𝗙𝗧𝗨𝗔𝗠.
Kur shumë do ankoheshin… 𝗡𝗘 𝗛𝗘𝗦𝗛𝗧Ë𝗠 𝗗𝗛𝗘 𝗣𝗨𝗡𝗨𝗔𝗠.
Kur shumë do binin… 𝗡𝗘 𝗡𝗚𝗥𝗜𝗧Ë𝗠 𝗞𝗨𝗣Ë𝗡.

Kjo ishte dëshmi se ky klub ka zemër më të madhe se çdo pengesë dhe te ky klub gjithmonë bashkohen kampionët.

🙏 Faleminderit lojtareve tona luftëtare.
🙏 Faleminderit stafit që nuk u ndal asnjë ditë.
🙏 Faleminderit tifozëve që na ndoqën kudo.
🙏 Faleminderit çdo njeriu që besoi te ne.
🙏 Faleminderit donatorëve tanë, shtylla jonë kryesore në çdo betejë.

Ne sot mbyllim një sezon me lodhje dhe krenari…
por nesër hapim një kapitull të ri.

🏟️ Do të kthehemi në shtëpinë tonë.
🏆 Do të kthehemi për trofe të rinj.
💙 Do të kthehemi më të fortë.

𝗞𝗩 𝗗𝗥𝗜𝗧𝗔 𝗡𝗨𝗞 𝗕𝗜𝗘. 𝗞𝗩 𝗗𝗥𝗜𝗧𝗔 𝗥𝗜𝗡𝗚𝗥𝗜𝗛𝗘𝗧.
𝗚𝗝𝗜𝗧𝗛𝗠𝗢𝗡Ë. 💙🏐

You Might Also Like