Raiffeisen Superliga A – Meshkujt
Play-Off | Gjysmëfinalja 3
Ferizaj 3-1 Drita
25/22, 19/25, 25/16, 25/18
Ferizaj ka siguruar kualifikimin në finalen e play-off-it, pasi në ndeshjen e tretë dhe vendimtare të gjysmëfinales mposhti Dritën me rezultat 3-1.
Pas një dueli të fortë në dy setet e para, ku skuadrat ndanë nga një fitore, Ferizaj mori kontrollin e plotë të lojës në vazhdim, duke dominuar në setin e tretë dhe duke e menaxhuar me qetësi epërsinë në setin e katërt për ta mbyllur takimin.
Me këtë fitore, Ferizaj siguron finalen dhe tashmë pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Peja dhe Luboteni, për të mësuar kundërshtarin në garën për titullin e kampionit.



