Një tjetër sukses i madh për KV Drita Meshkujt, kësaj radhe nga gjeneratat e reja! Sot, juniorët tanë treguan karakter, disiplinë dhe cilësi të lartë duke triumfuar në finale me rezultat të pastër 3:0 në sete ndaj Golden Eagle Therandës dhe duke u shpallur për herë të parë Kampion në histori të klubit për gjeneraten U18.
Kjo fitore nuk është rastësi, është rezultat i një pune të vazhdueshme, përkushtimi dhe një vizioni të qartë për zhvillimin e lojtarëve të rinj.
KV Drita po dëshmon çdo ditë se investimi në talentet e rinj është rruga e duhur, duke ndërtuar jo vetëm sportistë të fortë, por edhe karaktere të shëndosha.
Stafi i trajnerëve po bën një punë të jashtëzakonshme, duke i dhënë hapësirë dhe mbështetje çdo lojtari të ri që të zhvillohet dhe të arrijë potencialin e tij maksimal.
Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë suksesi për këta djem dhe për klubin tonë.





