SC Gjilani ka pësuar edhe një humbje në këtë kampionat, me një dështim të hidhur nga Malisheva, konkurrent i drejtpërdrejtë i ekipit kuq e bardhë për dalje në Evropë.
Mbrojtja e Gjilanit, e cila nuk po përmirësohet kurrsesi e përjetoi golin e parë nga Xhemajl Ibishi, i cili solli në epërsi ekipin e Malishevës.
Krejt në fund të pjesës së parë, Malisheva fitoi një gjuajtje nga këndi të paqenë, ngase para se të ndodhte ajo, gjyqtari në vend se të jepte goditje dënimi për ekipin e Gjilanit dha gjuajtje nga këndi nga e cila kapiteni Dreni Kryeziu shënoi me kokë. Edhe pse topi u nxorr nga mbrojtja e Gjilanit, ai kishte kaluar vijën e portës. Pas golit të pranuar lojtarët e Gjilanit u ankuan tek gjyqtrari me motivacion se para gjuajtjes nga këndi kishte patur ndërhyrje të palejuar, por tashti ishte tepër vonë. Është e habitshme se krejt kjo ndodhi para syve të gjyqtarit anësor, i cili nuk kishte sinjalizuar asgjë.
Në pjesën e dytë Gjilani sulmoi më tepër, por ishin këto sulme shterpe dhe nga një kundërsulm i shpejtë e ekipit vendas sërish ka shënuar Xhemajl Ibishi. Edhe kësaj radhe mbrojtja e Gjilanit ishte krejtësisht ishte jashtë detyrës dhe Malisheva udhëhoqi me rezultat bindës 3:0.
Një fije shprese për Gjilanin u ngjall kur Armend Thaqi shënoi gol mjeshtëror nga goditja e dënimit, kur ka qëlluar këndin ku puthiten pingulja dhe tërthorësja.
Deri në fund Gjilani u mundua të shënojë edhe njëherë, por pa ia dal dhe humbi me rezultat 1:3. /kryelajmi.com/.




