ARSIMI, LAJME

U mbajt Java e Shkencës

Shkruan: Laidë Ismaili

Java e Shkencës paraqet manifestimin edukativ dhe inovativ që synon promovimin e kureshtjes, zgjerimit te diapazonit të dijes shkencore dhe mendimit kritik.

Javën që lamë pas, me përkrahjen e drejtorit të shkollës sonë, z. Bekim Mustafa, dhe nën udhëheqjen vizionare dhe profesionale të profesorit të fizikës, prof. Saud Rrahmani, është organizuar dhe mbajtur Panairi i Shkencave të Natyrës.

Duke filluar nga fizika, shkenca themelore që shpjegon ligjet e universit, lëvizjen, energjinë dhe forcat që e udhëheqin botën. Pikërisht nga kjo fushë u hap rrugëtimi shkencor i këtij organizimi madhor, duke zgjuar kureshtjen dhe mendimin kritik te të pranishmit. Nxënësit fitues të garës së fizikës, në kuadër të Javës së Shkencës janë:

Vendi i I-rë: Mbresa Isufi

Vendi i II-të: Laidë Ismaili & Anisa Muji

Vendi i III-të: Bert Asllani & Edi Tërstena dhe Ylli Surdulli

Biologjia, si një dritare e mundësive të zhvillimit dhe e të kuptuarit të kompleksitetit të jetës, nis nga njësia më e vogël themelore e organizimit jetësor, duke vazhduar me kodin e padukshëm që ka formësuar në mënyrën më mbresëlënëse qenien njerëzore, e deri te rrjeti i ndërlikuar i komunikimit të brendshëm që mundëson harmoninë funksionale të tërë organizmit. Përmes modeleve demonstrative dhe punimeve të kuruara me kujdes, nxënësit kanë dëshmuar madhështinë e krijimit dhe pafundësinë e sekreteve që mbart jeta, duke e bërë të vështirë përzgjedhjen e fituesve në këtë garë:

Vendi i I-rë: Diar Salihu & Diora Salihu

Vendi i I-rë: Tuana Ajeti & Zana Kqiku

Vendi i II-të: Laidë Ismaili & Anisa Muji

Vendi i II-të: Ina Geci & Ertiola Shaqiri & Lira Mustafa & Agnesa Dauti & Liza Iljazi & Kaula Haziri

Vendi i III-të: Vymesa Sadiku & Vektor Sadiku Vendi i III-të: Shkurte Fazliu & Gresa Ajvazi

Në kuadër të Javës së Shkencës, gjeografia paraqet studimin e Tokës si një sistem dinamik, ku ndërthuren shtresat e brendshme dhe ato atmosferike. Nga lëvizjet tektonike në koren e Tokës lindin vullkanet si shprehje e energjisë së brendshme, ndërsa në atmosferë formohen fenomene ekstreme si tornadot për shkak të ndryshimeve të presionit dhe temperaturës. Përmes këtyre dukurive, nxënësit kanë dëshmuar kuptimin e proceseve natyrore që formësojnë sipërfaqen e planetit tonë, duke u renditur si në vijim:

Vendi i I-rë: Laidë Ismaili & Anisa Muji

Vendi i II-të: Aril Haliti & Alon Haliti & Olti Emini & Malvina Bllaca & Riola Bllaca

Vendi i III-të: Donikë Ademi

Informatika na paraqitet si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit bashkëkohor, duke u bazuar në përpunimin e të dhënave dhe sistemet digjitale që sot po e ndërtojnë bazën e botës moderne. Kjo fushë dëshmon fuqinë e mendimit logjik dhe inovacionit si komponentë thelbësorë në botën ku ne veprojmë. Ndaj, fituesit e garës së Informatikës, në kuadër të Javës së Shkencës janë:

Vendi i I-rë: Jon Beqiri & Bardh Kqiku

Vendi i II-të: Artur Llapashtica & Anuar Shaqiri & Norik Zeqiri & Olsi Sadiku

Me theks të veçantë, përmendim promovimin e platformës digjitale me tematikë edukative “Sulmet Kibernetike”, e realizuar si pjesë e projektit “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave gjithëpërfshirëse”, i implementuar nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, nga nxënësit: Laidë Ismaili, Anisa Muji, Diora Salihu, Diar Salihu, Aril Haliti, Malvina Bllaca, Lina Kadriu, Riola Bllaca, Medinë Bllaca, Luesa Kryeziu dhe Ari Haziri.

Kimia u shndërrua në një laborator idesh, ku nxënësit u bënë alkimistë të dijes, duke ndërthurur në mënyrë të qartë pjesën teorike me atë praktike. Me përkushtim dhe saktësi shkencore, ata dëshmuan se kimia nuk është vetëm shkencë e substancave, por edhe art i zbulimit dhe i transformimit të së padukshmes në të kuptueshme, me ç’rast fituesit e kësaj fushe janë:

Vendi i I-rë: Ajsin Sahiti & More Rexhepi Vendi i II-të: Atika Salihu Nxënësit fitues do të shpërblehen me mirënjohje më datë 5 maj (e martë), nga ora 13:30.

Java e Shkencës dëshmoi punën, entuziazmin dhe vullnetin e lirë të çdo nxënësi pjesëmarrës. Falënderojmë komisionin vlerësues të mësimdhënësve të përbërë nga profesorët: Fizikë: Prof. Bukurije Sylejmani dhe Prof. Arben Duraku Biologji: Prof. Dinore Kastrati dhe Prof. Burbuqe Kadriu Gjeografi: Prof. Fadil Agaj dhe Prof. Nexhmedin Bllaca Informatikë: Prof. Vjollca Sylaj dhe Prof. Shqipe Bllaca Kimi: Prof. Islam Zuzaku dhe Prof. Selvete Sylejmani; për të gjithë angazhimin dhe punën me nxënës, duke reflektuar vlerat më të mira të bashkëpunimit konstruktiv në institucionet edukativo-arsimore.

Prapa hijes së vërtetë të këtij eventi gjendet Këshilli Organizativ, i përbërë nga nxënësit: Laidë Ismaili, Donikë Ademi, Anisa Muji, Era Ramadani, Zerina Ismajli, Jetar Ukshini, Erda Bajraliu, Bora Devaja, Lanika Isufi, Enes Sinani dhe Ditmir Kadriu; të cilët kanë punuar pareshtur në realizimin dinjitoz dhe të suksesshëm të Javës së Shkencës. Mirënjohje e veçantë i takon edhe profesorit të frëngjishtes, njëherësh koordinatorit të cilësisë në shkollë, prof. Sami Selishta, për angazhimin e jashtëzakonshëm, kontributin dhe mbështetjen në çdo suazë. Ky event nuk do t’i jepte frytet që ka dhënë pa udhëheqjen profesionale, kontributin dhe mentorimin e vazhdueshëm të prof. Saud Rrahmani. Java e Shkencës shënon një pikë kthese në botën shkencore, ndaj edhe konsiderohet një aset i çmuar i dijes dhe inovacionit, ku nxënësit kanë mundësinë të shfaqin potencialin e tyre krijues, mendimin kritik dhe aftësitë praktike në fusha të ndryshme. Ajo përfaqëson një hapësirë bashkëpunimi dhe zbulimi, ku shkenca merr jetë përmes eksperimenteve, ideve dhe punës së përbashkët, duke lënë gjurmë të rëndësishme në formimin e gjeneratave të reja.

You Might Also Like