Bashkimi i të djathtës nënkupton rikthimin e rolit të LDK-së në shtet dhe për t’ia kthyer pushtetin qytetarëve!
Në mbledhjen e rregullt të krysisë së Degës së LDK-së në Gjilan, e funksionalizuam Shtabin e madh për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, me qëllim të mobilizimit për ndërtimin dhe bashkimin e të djathtës.
Në esencë, çdo qytetar do të jetë anëtar i Shtabit deri në arritjen e qëllimit të madh të bashkimit të të djathtës, që nënkupton rikthimin e rolit të LDK-së në shtet dhe për t’ia kthyer pushtetin qytetarëve.
Ditëve në vazhdim do të funksionalizohen edhe shtabet e nëndegëve, ndërkaq bashkë edhe me Forumin e Rinisë dhe Forumin e Gruas, do t’i intensifikojmë takimet me qytetarët për rikthimin e madh të LDK-së.
Në këtë rrafsh, bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës janë binom i pandashëm dhe i pathyeshëm me historinë dhe te ardhmen e LDK-së.
LDK të gjitha çështjet i ka mbyllyr dhe riafimuar me 31 janar. Tash koha për ta zgjedhur unitetin e të djathtës, përreth vlerave të LDK-së dhe Rugovizmit.
Koha që krejt dashninë t’ia japim Republikës. LDK, besë e shpresë për Kosovën!




