Futboll

Pas pjesës së parë Drita në epërsi ndaj Prishtinës së Re

Në minutën 38 Drita ka fituar një penalti pasi që Dokure I Prishtinës së Re ndërhyri në mënyrë të palejueshme brenda zonës së rreptësisë ndaj Abazajt.

Përgjegjësinë për të gjuajtur nga pika e bardhë e mori kapiteni Besnik Krasniqi, I cili gjuajti furishëm dhe nën transversale e futi topin në rrjetë.

Duhet cekur se disa minuta më parë qendërmbrojtësi Jorgo Pëllumbi qëlloi shtyllën, derisa edhe Prishtina e Re I pati rastet e veta, por pa ia dalë që të shënojë, andaj pjesëloja e parë e ndeshjes Prishtina e Re – Drita u mbyll me rezultat 0:1. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like