Familjaret sot kane njoftuar se ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhem Rexhepi nga fshati Zhiti pas një periudhe të gjatë përballjeje me probleme të rënda shëndetësore.
Xhem Rexhepi prej vitesh vuante nga pamundësia për të lëvizur dhe kishte qëndruar i shtrirë në shtrat, duke u përballur me një gjendje të rënduar shëndetësore.
Gjatë kësaj kohe, ai ishte ndihmuar nga humanistë të shumtë, të cilët kishin ofruar ndihmë dhe përkrahje për të dhe familjen e tij.
Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur institucionet e Komunës së Vitisë, si dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, përfshirë organizatat e veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.A.Zuka



