Gjilani dhe Ferizaj kanë zhvilluar një pjesë të parë të zbehtë në ndeshjen e luajtur në Stadiumin me bari sintetik nëpër një mot të mirë dhe të përshtatshëm për lojë.
Pjesa e parë nuk solli shumë raste, bile Ferizaj, që po Lufton me mish e me shpirt për të mbetur në Superligë nuk e pati asnjë gjuajtje në portë, derisa te Gjilani du herë ka provuar kroati Edi Basha, por të dy herat portierë ferizajas Mekenzi ia doli që të prit gjuajtjet e tij.
Në pjesëlojën e dytë, Gjilani për herë të parë ka rrezikuar nëpërmjet Rrahmanit në minutën 52, por sërish portieri ferizajas ia doli që të jetë I suksesshëm. Një dalje e Ferizajt në gjysmëpjesën e Gjilanit rezultoi me gol. Betim Haxhimusa që mori topin në gjysmëpjesën e Gjilanit vrapoi drejt portës së Gjilani dhe me një gjuajtje të saktë nga rreth 20 metra qëlloi këndin e epërm të portës së Gjilanit. Gjyqtari Burim Jahmurataj është thirrë për të shikuar një rast të ndërhyrjes sës palejuar më herët dhe pa u hamendur fare tregoi se goli duhet anuluar, bile Sadriun e ndëshkoi me karton të verdhë.
Pas shumë tentimeve me harkime nga anash, Gjilani më në fund ia ka dalë rë shënojë pas harkimit nga e djathta të Edi Bashës, kurse me kokë kërceu Senad Jaroviq dhe futi topin në rrjet, por edhe ky gol u shikua në VAR ngase kishte dyshime se Basha ishte në pozitë jashtë loje, mirëpo doli se goli ishte I rregullt.
Në minutën e 11 të kohës shtesë, pas një ndërhyrje të pakujdesshme të portierit Kolaj, gjyqtari Jahmurataj tregoi në pikën e bardhë. Sadriu gjuajti nga pika e bardhë, por mbrojtja e Gjilanit sërish tregohet e pakujdesshme dhe Bekima me kokë barazoi rezultatin në 1:1. /Kryelajmi.com/




