Futboll

Gjilani e Vllaznimi në luftë për barazh

Gjilani – Drenica 1:1

Përfundon ndeshja

90′ Po luhet koha shtesë

80′ Rast për Rusin, pa sukses

75′ Sërish Betim Haxhimusa. Tani shtylla e shpëton Drenicën pas goditjes me kokë të sulmuesit të Gjilanit

74′ Rast ideal për Gjilanin me Haxhimusën që tentoi të realiojë me ‘trik’ pas asistimit të Kosumit. E pafalshme!

72′ Harkim i Papuqit nga e majta, topi shkon deri te Thaqi që i papërgatitur gjuan me kokë, por mbi portë

66′ Depërtim i Rusit nga ana e majtë, Sykaj vendimtar me ndërhyrjen e tij

60′ Gjilani po luan me presion pasi fitorja është tejet e nevojshme

53′ Hysen Tahiri gjuan fuqishëm nga distanta, por Donat Kaçiu nuk kishte telashe ta neutralizojë goditjen

50′ Armend Thaqi tenton me kokë, pret portieri Flamur Neziri

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

45+3′ Armend Thaqi provon nga gjutja e lirë nga një pozitë ideale, mirëpo gjuan jashtë

45+1′ Rast i mirë për Haxhimusën që nuk arrin ta plasojë mirë goditjen e tij

38′ Gjilani në mundësi të mirë, por Fuat Karabeg nuk qëllon cakun

25′ Gooool… Denis Peposhi ka barazuar shifrat, duke devijuar një gjuajtje të Hysen Tahirit. Dush i ftohtë për Gjilanin

21’ Betim Haxhimusa gjuan bukur me koke, por pret Neziri

10’ Betim Haxhimusa tjetër rast për të shënuar, derisa i vetëm me ‘gardianin’ Neziri gjuan në këmbët e tij

6′ Gooool… Gjilani ka kaluar në epërsi me Betim Haxhimusën

Fillon ndeshja

  • Vetëm 200 shikues në stadium

Formacionet zyrtare

Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Bekteshi, Thaqi, Papuqi, Kosumi, Shaqiri, Turku, Sadriu, Rusi, Haxhimusa. Trajner: Alban Hyseni

Drenica: Neziri, Lushtaku, Sykaj, Pasoma, Bejta, Gashi, Dervishaj, Tahiri, Uka, Hamiti, Peposhi. Trajner: Sadat Pajaziti

Gjyqtarë: S. Isufi, B. Rama, D. Preniqi dhe E. Zasella

gazetasheshi.com

You Might Also Like