Gjilan

Në Gjilan shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Drejtori i QKMF-së, Dr. Basri Kamberi, së bashku me kryeinfermieren Violeta Hasani Mustafa, kanë shpërndarë mirënjohje për disa infermierë të dalluar nga të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare, si shenjë falënderimi për profesionalizmin, humanizmin dhe angazhimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë – 12 Majit, në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan është shënuar kjo ditë me aktivitete të ndryshme në nder të infermierëve dhe stafit shëndetësor, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në kujdesin ndaj pacientëve dhe komunitetit.

Drejtori i QKMF-së, Dr. Basri Kamberi, së bashku me kryeinfermieren Violeta Hasani Mustafa, kanë shpërndarë mirënjohje për disa infermierë të dalluar nga të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare, si shenjë falënderimi për profesionalizmin, humanizmin dhe angazhimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për këtë ditë, nën monitorimin e koordinatoreve Xhevahire Ymeri dhe Mesefare Maliqi, para çdo QMF-je dhe AMF-je janë realizuar matje falas të tensionit arterial dhe glukozës për qytetarët kalimtarë, ndërsa stafi infermieror ka ofruar këshilla dhe edukim shëndetësor për promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve. Këto aktivitete kanë pasur për qëllim rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe rolin e infermierëve në komunitet.

Po ashtu, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe drejtoreshën e shëndetësisë, Mimoza Kadriu, është organizuar edhe një koktej rasti, ku u shpreh respekt dhe mirënjohje për punën e palodhshme të infermierëve dhe profesionistëve shëndetësorë, të cilët çdo ditë kontribuojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.

You Might Also Like