Shkolla e Mesme e Lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozheran ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e dytë në nivel të Republikës së Kosovës në kuadër të projektit për mbrojtjen e mjedisit dhe riciklimin e materialeve, të organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës në kuadër të programit PVH-PHV.
Në këtë projekt kanë marrë pjesë gjithsej 36 shkolla nga mbarë Kosova, ndërsa ky rezultat paraqet një vlerësim të lartë për angazhimin dhe përkushtimin e nxënësve dhe stafit të kësaj shkolle në promovimin e edukimit mjedisor dhe vlerave humane.

Ky sukses është arritur falë punës së përkushtuar të 30 nxënësve dhe stafit mësimor, nën udhëheqjen e diseminatorëve të projektit, Prof. Gentiana Alidema dhe Prof. Fatlum Musa, të cilët me profesionalizëm dhe angazhim kanë koordinuar realizimin e aktiviteteve.
Komuna e Vitisë e vlerëson lart këtë arritje, e cila përfaqëson krenari për shkollën, komunitetin dhe komunën tonë, si dhe dëshmi të qartë të përkushtimit të të rinjve ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të përgjegjësisë qytetare. Aziz Zuka





