Shkruan: Ismajl Kurteshi
Sulmi fizik ndaj veprimtari politik Hysni Mehana, nga kryetari i Komunës së Skenderajt, ose nga varësit e tij, nuk e ka lënduar vetëm Hysniun e as vetëm subjektin politik në kuadër të cilit vepron Hysniu. Sulme të tilla e lëndojnë demokracinë e këtij vendi që të ardhmen e ka në botën demokratike.
Të gjithë duhet ta kuptojmë se etiketimet e sidomos dhuna fizike, po nuk u ndalën, do t’i sjellin dëme të pariparueshme vendit.
Ne, në Kosovë duhet të jetojmë bashkë dhe pa tensione përkundër dallimeve që i kemi. Arsyetimi i dhunës nuk e ndihmon askënd, dhuna duhet të luftohet pavarësisht se prej nga vjen.
Veprimi institucional në funksion të ndalimit të dhunës dhe ndëshkimit të dhunuesve është i domosdoshëm. Reagimi qytetar në raste të këtilla është obligim i secilit që ja do të mirën këtij vendi. Atyre që e pengojnë të ardhmen e vendit bashkë duhet t’ua ndalim hovin.



