Gjilan, 15 maj 2026 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë zbatimit të planit operativ Gatishmeria 2026 me aplikimin e masave të veçanta hetimore dhe vëzhgimit me paisje – Dron, nën dyshimin e bazuar për Keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka ndaluar të pandehurin S.H, për shkak të dyshimit se i njëjti në cilësi të zyrtarit të Agjencionit Pyjor të Kosovës / Rajoni Kamenicë, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke damkosur dhe lëshuar fletë përcjellje për masë drusore të sjellura në mënyrë ilegale nga Republika e Serbisë, për në fshatin Shahiq, Komuna e Kamenicës.
Me çka, këto veprime, i pandehuri S.H, dyshohet me bazë ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas pranimit të Kallëzimit penal, Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit ka filluar hetimet si dhe ka paraqitur Kërkesën për caktimin e Paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.




