Gjilan

Aktivitetet zgjedhore të VV-së në Gjilan

Deputetja Arijeta Rexhepi, bashkë me kryesuesen Krenare Latifi Kqiku vizituan sot Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria”, ku u mirëpriten nga drejtoresha Nazife Jonuzi.

Qeveria e Kosovës ka siguruar mbështetje të qëndrueshme financiare për strehimoret, duke garantuar vazhdimësinë e kujdesit dhe shërbimeve për gratë viktima të dhunës. Ndërkaq, për pavarësinë e tyre ekonomike, subvencionon 70% të pagës për bizneset që punësojnë gra viktima të dhunës.

Në Gjilan do të ndërtojmë objektin e ri të strehimores, duke përmirësuar kushtet dhe cilësinë e shërbimeve për gratë dhe fëmijët që kanë nevojë për mbrojtje dhe siguri.

Bizneset janë shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik të vendit. Në kuadër të kësaj, deputetja Arijeta Rexhepi vizitoi njërën nga pikat e rrjetit të marketeve për furnizim me produkte të konsumit të përditshëm, Duo Market, me pronar Selajdin Salihu.

Qeveria në vazhdimësi ka krijuar lehtësira për bizneset përmes politikave fiskale dhe subvencionimit të punësimit nëpërmjet programit SuperPuna, duke mbështetur rritjen dhe zhvillimin e tyre në vendin tonë.

Kandidatët tanë për deputetë vizituan poliklinikën ikonë të qytetit, “Diagnoza”, një institucion shëndetësor ku mbi 100,000 pacientë kanë marrë shërbime që nga periudha e paraluftës.

Kontributi i familjes Poroshtica, edhe në kohët më të errëta të luftës, mbetet i freskët në kujtesën tonë kolektive dhe përfaqëson një shembull të përkushtimit ndaj qytetarëve.

Të impresionuar nga rinovimi i ambienteve dhe mbi të gjitha nga cilësia e shërbimeve që ky institucion shëndetësor vazhdon të ofrojë, mes shumë kujtimesh nga e kaluara, përmbyllëm vizitën tonë me respekt e mirënjohje.

Në tubimin e mbajtur në Përlepnicë, të gjithë ishin njëzëri për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe shtetin për krejt.

Banorët mirëpritën kandidatët, të cilët shpalosën para tyre zotimet tona për mandatin e ri të zhvillimit të vendit.

Edhe në Përlepnicë, mobilizimi po rritet çdo ditë drejt 7 qershorit.

You Might Also Like