Gjilan

Alban Hyseni: Për shtatë javë do të prezantohen shtatë projekte

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, ka theksuar se për shtatë javë me radhë qeverisja komunale në Gjilan do të prezantojë shtatë projekte, duke paralajmëruar dinamikë edhe më të madhe në vitin që sapo kemi hyrë, shkruan kryelajmi.com

Ai ka thënë se për çdo javë do të prezantohen projektet më të mëdha për vitin 2024-25. Këto projekte, do të transformojnë qytetin, do të sjellin zhvillim dhe më e rëndësishmja do të rikthejnë Gjilanin në një nga qytetet më atraktive të Kosovës.

Këto janë projektet që i ka përmendur Alban Hyseni, kreu i komunës së Gjilanit:

KultQendra – 1.2mil €

KultQendra është projekti i parë, që do të ndajmë me ju. Tashmë kontrata është lidhur. Ndërtimi pritet të përfundojë në këtë vit.

– Sallë alternative e teatrit me rreth 250 ulëse;

– Mbi 400 metër katror-Galeria e qytetit;

– Kinemaja e qytetit.

Për të gjithë ata që duan artin e kulturën, kjo qendër do të sjellë hapësirën e infrastrukturën e nevojshme po aq të munguar.

Ne kemi kthyer vëmendjen meritore ndaj qytetit.

Mega projekte, projekte të jashtëzakonshme për një qytet me njerëz sa meritor aq edhe më të mirë.

https://www.facebook.com/watch?v=1377685986186212

Ndërkohë, lista e projekteve që priten të publikohen janë:

  1. Autostrada Gjilan – Dheu i Bardhë
  2. Unaza e qytetit
  3. Bulevardi i qytetit
  4. Stadiumi
  5. Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”
  6. Renovimi i Palestrës së Sporteve
  7. KultQendra

You Might Also Like