Gjilan

Nga Zvicra në Gjilan me biçikletë, Shqipe Isufi – Kadriu dhe Halit Kadriu

Me moton “Go to Kosova”, Shqipe Isufi – Kadriu dhe Halit Kadriu kanë realizuar një ide të kahmotshme të tyren, të përshkojnë me biçikleta rrugën nga Zvicra e deri në Gjilan, duke kaluar nëpër Zvicër, Lihtenshtajn, Austri, Itali, Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri dhe Kosovë, për të arritur në qendër të Gjilanit, ku janë pritur nga familjarë, dashamirë, kryetari I Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe zyrtarë të tjerë komunalë, të cilët çiftin Kadriu e kanë nderuar me mirënjohje.

Shqipe Isufi – Kadriu ka thënë se kanë realizuar një aventurë të jashtëzakonshme nga Zürichu drejt Gjilanit, vetëm me biçikleta. Ajo tha se pas kalimit nëpër disa shtete evropiane, ata kanë mbërritur në Gjilan, duke lënë pas mbi 1000 kilometra rrugë dhe duke vazhduar drejt destinacionit final – Gjilanit.

“Një aventurë që bashkon sportin, qëndrueshmërinë dhe dashurinë për atdheun, duke kaluar kufij e male vetëm me forcën e pedalimit. Gjatë gjithë rrugëtimit  ndamë me ndjekësit video dhe pamje nga qytetet, peizazhet dhe vendet ku kalojnë, duke e shndërruar këtë udhëtim në një promovim të bukur të turizmit, çiklizmit dhe lidhjes me vendlindjen”, ka thënë Shqipja./kryelajmi.com/.

You Might Also Like