Në vizitën në kompaninë Nota Brillant, e themeluar në vitin 1966, e cila tashmë ka krijuar traditë në prodhimin dhe shitjen e perdeve, tepihëve dhe orendive shtëpiake, deputeti Luan Aliu u njoftua nga afër me punën, sukseset dhe aktivitetin e kësaj kompanie.
Mandati i ardhshëm është mandat i prodhimtarisë. Do të investojmë 1 miliard euro për transformimin e industrisë së vendit dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë duke krijuar kushte më të mira për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Malisheva krejt për shtet.
Në tubimin e sontëm me banorët, mesazhi ishte i qartë: Malisheva ka vendosur për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Në secilën lagje e secilin fshat, mobilizimi po rritet çdo ditë, sepse puna e mirë duhet të vazhdojë për ata që janë dhe brezat që vijnë pas nesh. Për të tashmen dhe të ardhmen. Kthim mbrapa nuk ka. Republikës i duhet progresi e qytetarëve zhvillimi.
7 qershori është data, 116 numri i fitores këtë të diel për Malishevën dhe shtetin për krejt.




