Te ndryshme

Ramush Haradinaj e Ilmi Mustafa përgëzojnë Ukë Blakaj për kandidaturën për kryetar të Istogut

Ramush Haradinaj e Ilmi Mustafa përgëzojnë Ukë Blakaj për kandidaturën për kryetar të Istogut

Numëri një i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar aktivistët e AAK-së nga diaspora të cilët pushimet po i kalojnë në Kosovë dhe aktivistët e qytetit të Istogut.

Haradinaj në këtë takim ka uruar, Ukë Blakaj për shpalljen e kandidaturës për kryetar të Istogut në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Haradinaj ka theksuar. “Puna e përbashkët e gjithë aktivistve dhe strukturave të Aleancës do të rezultojë pozitivisht që Istogu dhe gjithë Kosovës ti kthehet prespektiva për zhvillim dhe për arritje të reja me Ukë Blakaj”.

Edhe anëtari i kryesisë së AAK-së, në Gjilan e diasporë, afaristi i njohur në shtetin e Gjermanisë, Ilmi Mustafa, ka uruar Blakaj për kandidaturën e tij.
“Jam i lumtur për kandidaturën e mikut tim Ukë Blakaj. Istogu do të ishte me fat ta ketë kryetar të saj, Ukë Blakaj. Ai është njeri i ndershëm e fjalës, me shumë ide për ta zhvilluar Istogun e Kosovën. Istogu e Kosova ka nevojë për një njeri siq është Ukë Blakaj”, ka thënë Mustafa.

Kandidati i AAK për kryetar të Istogut, Ukë Blakaj njiherit është kryetar i degës së këtij subjekti politik në Gjermani, por njiherit është njëri ndër afaristët e suksesshëm në këtë shtet.

Blakaj njihet edhe si humanist i madh, i cili cdo herë ju ka dalë në ndihmë
popullit të tij. Blakaj është fëmijë i dëshmorit të kombit të mësuesit, Mustafë Blakaj.

You Might Also Like