Viti

Në 23-vjetorin e rënies në Gjylekar përkujtohet dëshmori i kombit Kenan Halimi

Me rastin e 23 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Kenan Halimi, sot përfaqësuesit e komunës së Vitisë, në krye me zv.kryetarin Hasan Aliu, përfaqësuesin e OVL-UÇK-së në Viti, Abdyl Bajrami, policisë, deputetë të Republikës së Kosovës, bashkëvendës e familjarë të dëshmorit dhe të tjerë kanë bërë homazhe të varri i këtij dëshmori në fshatin Gjylekar të Vitisë.

Me pas është shënuar edhe dita e shkollës që mbanë emrin e këtij dëshmori në vendin e tij të lindjes në Gjylekar të Vitisë.  E  zv.Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në shënimin e ditës së shkollës ka mbajtur edhe një fjalë rasti. ” Shkollat që mbajnë emrin e një dëshmori duhet të kenë motiv shtesë për mësimdhënie dhe mësimnxënie, sepse vetëm përmes rezultateve të mira ata lartësojnë edhe me shumë emrin e dëshmorëve”, u shpreh Aliu.

Ndërkaq Avdyl Bajrami, nga OVL- UÇK në Viti, tha se kjo ditë shënon kalimin në përjetësi të dëshmorit Kenan Halimi, i cili sipas tij i ka lënë të gjitha të mirat që ka pasur në mërgim për të ju bashkuar çlirimtarëve të vendit.

Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe drejtori i shkollës “Kenan Halimi”, Eshref Sadiku kurse të pranishmit i ka përshëndetur edhe një anëtarë e familjes Halimi. Më pas nxënësit e kësaj shkolle kanë mbajtur një program të pasur kulturor dhe artistik.Aziz Zuka

 

You Might Also Like