Libri

Aktiviteti i Shoqatës së shkrimtarëve të Vitisë

Ukshin Zajmi

            Komuna e Vitisë ka qenë njëra ndër komunat e Kosovës që nuk e ka pas të krijuar Shoqatën e shkrimtarëve, andaj edhe kjo Shoqatë u krijua me 6 qërshor të këtij viti, dhe sipas Sabit Alidemajt-kryetar i kësaj shoqatë, në komunën e Vitisë,  janë të evidentuar  54 intelektual që kanë botuar libra të zhanrëve të ndryshme. Pos këtij numri të krijuesve, ka edhe krijues të rinj, qoftë nga shkollat e mesme dhe studentëve që cilët merren me shkrime letrare, andaj Shoqata e shkrimtarëve të kësaj komunë, pos zhvillimin e aktiviteteve për promovimin e antarëve, veprave të tyre dhe botimin, ata kanë edhe detyrë për të hulumtuar edhe të rinjt që merren me krijimtari dhe avancimin e tyre. Pos kësaj, shoqata ka vendos që në çdo orë letrarë që mbahet nëpër shkolla të komunës së Vitisë, antarët e shoqatës t’ia dhurojnë libra bibliotekave të këtyre shkollave.

            Orën e parë letrarë kjo shoqatë e mbajti të enjtën në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe pos një programi që nxënësit e kësaj shkollë e shfaqën për shkrimtarët, për auditorin e kësaj shkolle lexuan punimet e tyre: Sarë Gjeregji, Zymrije Salihu, Esat Kamberi, Ramadan Musliu, Xhevat Emërllahu, Nazif Laçi dhe Zymber Haliti si dhe disa nxënës të kësaj shkollë.

            Një delegacion prej më tepër se dhjetë antarë të kësaj shoqate, të premten udhtëruan për Manastirë të Maqedonisë për të vizituar objektin ku u mbajt Kongresi i Alfabetit- e që tash është muze.

 

You Might Also Like