Gjilan

Albin Kurti: Autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet, ajo hapet këtë vit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në profilin e tij zyrtar ka publikuar pamjet e autostradës Prishtinë-Gjilan e cila është në ndërtim e sipër, e për të cilën Kurti thotë se do të hapet këtë vit.

“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!

Kanë përfunduar mbi 70% të punimeve. I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të parë dhe llotit të dytë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave Smallushë dhe Sllovi që të kenë gjithashtu qasje. Gjithsej kjo pjesë do të ketë gjatësinë prej 22.8 km, prej Banullës në Lipjan te Bresalci në Gjilan”, ka shkruar Kurti.

Autostrada Gjilan—Prishtinë po hapet këtë vit. 70% e punimeve kanë përfunduar!
I shoqëruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, vizituam punimet të cilat po realizohen në tre llotet e autostradës Gjilan—Prishtinë.
Gjatë vizitës në llotin e parë me gjatësi mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, pamë nga afër punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të dytë dhe llotit të tretë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave Smallushë dhe Sllovi që gjithashtu të kenë qasje.
Krahas dinamikës së projektit, së bashku me nivelin qendror po i kushtojmë rëndësi të veçantë cilësisë së punimeve infrastrukturore, ashtu si ndriçimit💡 dhe sinjalistikës.
Me intensitetin e lartë që punimet po zhvillohen aktualisht, autostrada këtë vit do të jetë e finalizuar deri në fshatin Bresalc, për të vazhduar vitin e ardhshëm nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë, duke u afruar kështu me Korridorin 10 në një distancë prej vetëm 10 kilometra.

You Might Also Like