Sot kishim kënaqësinë të presim në Gjilan ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, z. Borut Blaj.
Gjatë takimit biseduam për zhvillimet në Komunën e Gjilanit dhe gatishmërinë e ndërsjellë për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Ambasadorin e njoftuam për investimet e fundit që po transformojnë qytetin e Gjilanit, si dhe për projektet tona me rëndësi të veçantë në arsim dhe shëndetësi.
Po ashtu, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në sport dhe kulturë, dy shtylla të rëndësishme të zhvillimit dhe jetës shoqërore në komunën tonë, duke vlerësuar potencialin për iniciativa dhe projekte të përbashkëta në këto fusha.
Falënderojmë ambasadorin Blaj për vizitën, diskutimin e frytshëm dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të Gjilanit.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit




