OPINION

Shpallja e interesit publik dhe caktimi i lokacionit për deponinë e mbeturinave inerte kërkojnë studime dhe bazë të fortë ligjore

Shkruan: Bashkim Isufi

Shpallja e interesit publik dhe caktimi i lokacionit për deponinë e mbeturinave inerte kërkojnë studime dhe bazë të fortë ligjore

Vendimi për shpalljen e interesit të ligjshëm publik dhe përcaktimin e lokacionit për deponinë e mbeturinave inerte në fshatin Malishevë duhet të bazohet në studime të mirëfillta teknike dhe mjedisore, duke garantuar përputhshmëri të plotë me kriteret ligjore dhe procedurat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Çështja e deponive të mbeturinave në Republikën e Kosovës rregullohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ligj dhe akte nënligjore. Në nenin 23, paragrafi 2 të Ligjit Nr. 08/L-071 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-060 për Mbeturina, është percaktuar se nga Ministria me akt nënligjor, do të përcakton kriteret për zgjedhjen e lokacionit te deponive, si dhe kushtet teknike të cilat ato duhet plotësuar në varshmëri të destinimit të tyre.

Udhëzimin Administrativ MMPHI Nr. 03/2024 për kriteret e zgjedhjes së lokacionit të deponive dhe kushtet teknike sipas destinimit të tyre, përcakton qartë kushtet dhe kriteret që duhet të plotësohen për përzgjedhjen dhe caktimin e lokacionit të deponive të mbeturinave.

Gjithashtu, neni 4 i Udhëzimit Administrativ MMPHI Nr. 03/2024 përcakton se deponia duhet të ndërtohet me kohëzgjatje përdorimi prej së paku dhjetë (10) vite, si kusht i domosdoshëm për marrjen e Pëlqimit Mjedisor dhe realizimin e projektit. Nga përmbajtja e vendimit nuk rezulton të jetë trajtuar apo vlerësuar ky kriter, duke mbetur e paqartë nëse projekti i propozuar i plotëson kushtet minimale të qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit të kërkuara me legjislacionin në fuqi.
Po ashtu, sipas neneve 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ MMPHI Nr. 03/2024, përzgjedhja e lokacionit për deponi duhet të mbështetet në raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), si dhe në hulumtime dhe analiza profesionale që përfshijnë vlerësimin e karakteristikave gjeologjike dhe hidro-gjeologjike të zonës. Këto hulumtime duhet të përmbajnë, ndër të tjera, hartën e lokacionit të propozuar, përshkrimin e zonave të banuara dhe objekteve afariste në afërsi, identifikimin e puseve dhe rrjetit të ujësjellësit, evidentimin e objekteve të mbrojtura, skemën e transportimit të mbeturinave, si dhe hulumtimet topografike dhe karakteristikat fizike të sipërfaqes së planifikuar për deponi.
Nga përmbajtja e vendimit nuk rezulton se këto hulumtime dhe analiza janë dokumentuar ose se i janë bashkëngjitur procesit të vendimmarrjes. Në mungesë të të dhënave që dëshmojnë kryerjen e këtyre hulumtimeve dhe analizave, mbetet e paqartë nëse lokacioni i propozuar është vlerësuar në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
Po ashtu, neni 8 paragrafi 1.9.1 i këtij udhëzimi përcakton se deponitë duhet të ndërtohen së paku 2000 metra larg nga burimet e ujit të pijshëm. Kjo kërkesë përbën një nga kriteret themelore për caktimin e lokacionit, me qëllim të mbrojtjes së burimeve ujore dhe parandalimit të çdo rreziku potencial për ndotjen e ujërave të destinuara për konsum njerëzor. Për rrjedhojë, identifikimi, verifikimi dhe mbrojtja e burimeve të ujit të pijshëm paraqesin elemente thelbësore të procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së lokacionit për deponi.
Për më tepër, në pikën 3 të Propozim të Kryetarit të Komunës, drejtuar Kuvendit Komunal për miratimin e shpalljes së interesit të ligjshëm publik për parcelën nr. 2754-1, Zona Kadastrale Malishevë, thuhet se: “Për identifikimin e lokacionit janë angazhuar zyrtarët nga Sektori i Planifikimit në bashkëpunim me Zyrtarin për Mjedis nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit. Sipas këtij ekipi lokacioni i cili gjendet në parcelën e përshkruar më lartë është më I përshtatshëm për arsye të distances, infrastrukturës rrugore, pozitës gjeografike dhe çështjeve mjedisore”. 
Njëherit, Iniciativa e Kryetarit të Komunës për shpalljen e interesit publik dhe caktimin e lokacionit është e papranueshme, duke pasur parasyshe edhe faktin se e njejta nuk është e bazuar dhe e harmonizuar me dokumentacionin e planifikimit hapësinor në fuqi, përfshirë Planin Zhvillimor Komunal, pasi çdo vendimmarrje mbi përdorimin e territorit të komunës, duhet të jetë në përputhje të plotë me dokumentet e planifikimit hapësinor.

Sipas Ligjit Nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor, caktimi i destinimit dhe lokacionit të projekteve publike është i kushtëzuar nga respektimi i planifikimit hapësinor, ndërsa çdo devijim nga këto plane mund të bëhet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe përmes procedurave të përcaktuara ligjore. 
Një çështje tjetër që meriton vëmendje është përmbajtja e pikës 4 të vendimit, sipas së cilës, pas hartimit të projektit në bazë të Planit Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave Inerte, do të definohet sipërfaqja e nevojshme për këtë destinacion dhe do të përgatitet Elaborati i Shpronësimit. Kjo dispozitë krijon përshtypjen se një pjesë e dokumentacionit teknik dhe planifikues, i nevojshëm për realizimin e projektit, do të hartohet vet.

You Might Also Like