Futboll

Dallku: Na shokoi goli i dytë i Dritës

Armend Dallku ka thënë pas ndeshjes se goli i dytë i Dritës i shokoi futbollistët e tij të cilët ranë dhe pësuan edhe golat e tjerë.

“Ishte shok psikologjik pasi pranuam golin e dytë. E kishim lojën nën kontroll. Shënuam golin dhe ndryshuam skemën për ta pritur e për ta dënuar kundërshtarin”.

“Goli i dytë na ‘preu këmbët’, ndërsa goli i tretë erdhi shumë shpejtë. Ne brenda lojës duhet të marrim përgjegjësi”.

“Kishim shumë mundësi në pjesën e parë, por lojtarët duhet të mësohen të marrin përgjegjësi. Më vjen keq sepse rezultati është shumë i thellë”, deklaroi Dallku.

Pas kësaj humbje Dukagjini zbret në vendin e gjashtë me 25 pikë.

You Might Also Like