Trashëgimi

Arton Hoxha merr çmimin kryesor për Menaxhim Institucional në fushën e trashëgimisë kulturore

Arton Hoxha, drejtor në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore solemnisht ka marrë çmimin Vjetor për Menaxhim Institucional në fushën e trashëgimisë kulturore “ Muhamed Shukriu”, i cili u ndahet personaliteteve e institucioneve që kanë dhënë kontribut të çmuar në fushën e trashëgimisë. Kjo është hera e parë që janë ndarë këto çmime në bazë të rregullores për dhënien e çmimeve në trashëgimi dhe në mesin e të shpërblyerve me plot meritë është gjetur edhe drejtori Arton Hoxha.

Ky drejtor, ndonëse i ri në moshë ka treguar një performancë të shkëlqyer në menaxhimin në fushën e trashëgimisë kulturore. Falë tij dhe stafit të mrekullueshëm që ka Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, nga kjo qendër janë organizuar shumë aktivitete në fushën e trashëgimisë, janë bërë shumë promovime e publikime, sikurse që janë ruajtur vlerat kulturore të rajonit të Lindjes e më gjerë, andaj ky çmim ka shkuar plotësisht në duar të merituara.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan gjithmonë ka qenë prijatare në shumë aktivitete, kurse drejtues të saj theksojnë se ky është një motiv shtesë për punë të mëtejme.

 

You Might Also Like